Dua Lipa në mesin e 25 grave më me ndikim në Britani

“Si duket fuqia momentalisht?”

Kjo është fraza me të cilën ka nisur përshkrimi i grave më me ndikim në botë për vitin 2018, nga revista e famshme botërore “Vogue”, në mesin e të cilave është edhe këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Në listën e 25 grave të fuqishme, Dua është më e reja që e merr një epitet të tillë, kjo për shkak të suksesit të saj personal dhe luftës së pareshtur për barazi dhe fuqizim të grave përmes vargjeve dhe mbështetjes së fushatave globale për arritje të barazisë. 

“12 muajt e kaluar e kemi parë 22 vjeçaren, Dua Lipa, të shndërrohet nga një këngëtare pak e njohur, në yllin që mbushi stadiumet botërore. Dua është artistja më e transmetuar femër në Britani gjatë vitit të kaluar. Lipa bëri historinë e britanikëve në shkurt, kur ajo u bë gruaja e parë që mori pesë nominime në një natë. Ajo është gjithashtu një përcaktuese e kulturës. Hiti i saj “New Rules”, është himni i fuqizimit të gruas dhe përmes saj paraqiti një plan për jetën seksuale moderne. Deri më sot, kënga ka marrë më shumë se një miliard shikime në YouTube.”. Ky është përshkrimi që Vogue e ka bërë për të arsyetuar renditjen e Dua Lipës në mesin e grave më të fuqishme në Britani.

Kujtojmë që ditë më parë, Dua Lipa bëri hapjen e natës finale të Ligës së Kampionëve, duke marrë vëmendjen e mijëra shikuesve prezentë.

Lista e plotë e grave më me ndikim në Britani:

Who are the other people in the Vogue 25?

▪Adwoa Aboah – Modele

▪Hannah Anderson – Bashkëkrijuese e Social Chain

▪Maria Balshaw – Drejtoreshë Tate art museums

▪Karen Blackett – Drejtoreshë e Marketingut

▪Sinead Burke – Shkrimtare dhe akademike

▪Carole Cadwalladr, Amelia Gentleman, Katharine Viner – Gazetare të Guardian

▪Edie Campbell – Modele

▪Orla Doherty – Producente e TV-së dhe ambientaliste

▪Vicky Featherstone – Drejtoreshë artistike dhe  drejtoreshë e teatrit “Royal Court”

▪Priyanka Joshi – Biokimiste

▪Natalie Kingham – Drejtoreshë e Blerjes tek Matches Fashion

▪Grace Ladoja – Drejtoreshë ekzekutive muzikore

▪Carolyn McCall – Shefe ekzekutive e ITV

▪Stella McCartney – Dizajnere mode

▪Sue Y Nabi – Inovatore e bukurisë

▪Yana Peel – Shefe ekzekutive e Serpentine Galleries

▪Antonia Romeo – Sekretareshë e përhershme tek  Departmenti për Tregti Ndërkombëtare 

▪JK Rowling – Shkrimtare

▪Letitia Wright – Aktore