Ambasadorja Elvana Shala shpalosi historinë e Kosovës në IMUN

Nën melodinë e himnit të Kosovës dhe në mesin e mbi 200 të pranishmëve, ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën, Elvana Shala, e përfaqësoi Kosovën në konferencën “International Model of United Nations”, në Tajlandë.

 

Si ligjëruesja e vetme nga Kosova, Elvana u ligjëroi pjesëmarrësve të konferencës mbi rreth punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, temave të ndryshme sociale me të cilat preokupohet Kosova, si dhe shpalosi  eksperiencën e të qenit Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën.

“Nëse disa nga ju deri sot keni menduar se Kosova ende jeton ne luftë, jam e lumtur t’ju them që sot Kosova jeton në paqe. Sot Kosova ka dyert e hapura për secilin qytetar të botës, pa dallim kombësie, feje apo orientimi seksual. Sot Kosova u bën thirrje shteteve për bashkëpunim bilateral, për njohje të pavarësisë dhe përçim të mesazhit të paqes kudo në botë”, tha ambasadorja Shala në fjalimin e saj para pjesëmarrësve.