Rita Ora, krenare me titullin Ambasadore Nderi e Kosovës

Në valën më të madhe të koncerteve ndërkombëtare, këngëtarja e njohur me prejardhje kosovare, Rita Ora, edhe një herë e ka kthyer vëmendjen e fansave nga vendlindja e saj, Kosova.

 

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka kujtuar momentet më të bukura nga vizitat në Kosovë, sidomos ka veçuar momentin kur presidentja e atëhershme e Kosovës e ka dekoruar atë me titullin “Ambasadore Nderi e Kosovës.

Postimi i plotë i Rita Orës:

“Derisa po qëndroja rrugës sime për në koncertin e ardhshëm, e zura veten duke menduar për çastet e shumta mahnitëse që kam pasur deri më tash në jetën time. Ky moment i veçantë ka qenë shumë special për mua.

Përgjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që e kam pasur shansin ta kem titullin e këngëtares së parë që del nga Kosova dhe e vë vendin tonë të bukur, plot dashuri, me të qeshura dhe talent, në hartë.

Ju mbaj mend të gjithë juve që erdhët në caktimin tim si ambasadore ditën kur presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, ambasadori i Kosovës, Lirim Greiçevci, ambasadori i Shqipërisë, Mal Berisha, lordi George Robertson dhe të gjithë muzikantët tjerë nga Kosova, është vërtet një moment historik.

Që atëherë kemi pasur plane mbresëlënëse që tashmë i kemi realizuar dhe të tjerë që do të vijnë me organizatat më të mëdha bamirëse në botë.

Mezi pres të vazhdoj ta mbaj me krenari titullin ambasadore dhe të vazhdoj ta dërgoj Kosovën atje ku gjithmonë ka merituar të jetë KUDO!

(Më falni, por jam në veturë me orë të tëra dhe jam sentimentale dhe krenare!) Ju dua. Krenare. Jini krenarë prej nga jeni.”, ka shkruar Rita në postimin e saj në Instagram.

 

Rita Ora për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka mbajtur koncert në Kosovë, që mblodhi mbi 300 mijë njerëz, të cilët u argëtuan dhe festuan nën tingujt e bukur të këngëve të Rita Orës.