Dy vajza nga Kosova fituese në garën ndërkombëtare “Zëri i vajzave për ndryshim”

Rina Kryeziu dhe Elona Halili kanë fituar çmimet e audiencës në garën ndërkombëtare “Girls Voices for Change” në kategorinë “Ndryshimtarët”.

Rina Kryeziu kishte konkuruar me një koleksion fotografish, të titulluara “A Cup of Rina’s Vision”, kurse Elona Halili me videon “Our Big Hearts for Their Big Problems”.

Në këtë konkurs kanë marrë pjesë rreth 300 të rinj nga 20 shtete të botës, dhe prej 12 çmimeve që janë ndarë, dy nga to i kanë fituar vajzat e Kosovës.  Konkursi është mbajtur në kuadër të organizatës “Girl’s Voices”. Kjo organizatë vepron në 14 shtete të botës me qëllim që të ndihmojë vajzat për të drejtën e tyre në arsim.