Katër notare po e përfaqësojnë dinjitetshëm Kosovën në Kampionatin Ballkanik

Notaret e reja të Kosovës, Poema Tara, Rina Zejnullahu, Hyrie Ganiu dhe Arta Spahija, janê duke e përfaqësuar vendin në Kampionatin Ballkanik të Notit, që po mbahet në Kavala të Greqisë.

Ato po garojnë në grupmoshat e junioreve, teksa Kosova është me sy prej tyre që të kthehen me medale dhe perfaqësim dinjitoz të vendit.

Trajnerët që i kanë përgatitur notaret e reja kosovare për këtë garë e për shumë të tjera që do të pasojnë, janë Rron Thaqi dhe Arif Misimi.