Qerime Bome (1938-1992)

Qerime Bome u lind në vitin 1938, Ersekë të Kolonjës. Ajo kishte përfunduar degën për pikturë.

Ajo rridhte nga një familje e ndershme dhe atdhetare. I ati i saj, Ramadan Bome, ishte tregtar kolonjar, atdhetar, nacionalist, por regjimi komunist pas vitit 1944, i bëri gjyqin në mungesë dhe e dënoi me vdekje si armik, tradhtar.

Gjyshi i Qerimes kishte shkuar në Amerikë dhe aty kishte qenë gjithmonë i aktivizuar tek Vatra, sepse ishte mik dhe shok besnik i Mid’hat Frashërit.

Mu këtu edhe kishte filluar vuajtja për familjen Bome. Gjyshja e saj me shtatë vajzat që mbetën pas, u internua dhe iu konfiskua e gjithë pasuria. Familja kishte kryer dënimin në internim me tela në 1945-1950, dhe kur mbaruan internimin, me ndihmën e disa kolonjarëve të njohur, familja ishte vendosur me qira në një lagje në Tiranë.

Kohë më pas Qerimja ishte njohur me Daut Mustafain, një student muzike, dhe ishte martuar pa celebrim, pasi bashkëshorti i saj ishte nënshtetas i huaj.

 

Pas martesës, atyre u ishte dhënë një hyrje në Lushnje, sepse atje ishte hapur një shfaqje artistike dhe kishin vendosur që Qerimen ta bënin shefe të prodhimit, të mësonte punëtoret. Në 1972, Qerimja ishte shtatzënë dhe kishte shkuar që të kryente lindjen në Tiranë, prandaj po qëndronte tek e ëma dhe po priste bashkëshortin e saj që ta dërgonte në maternitet. Por, aty e kishte kuptuar që ai ishte arrestuar disa ditë më parë kur ndodhej në tren.

 

Në fund, kur Qerimja ishte paraqitur në maternitet të lindte, kishte shkuar sigurimi i shtetit, gjoja për t’i bërë disa pyetje dhe e kishin marrë me vete në hetuesi. Aty asaj i kishin filluar krizat e lindjes nga frika e presioni, andaj edhe e kishin kthyer përsëri në maternitet, por sigurimi e priste pranë dyerve të spitalit.

 

Pas një lindjeje të vështirë, Qerimen e marrin me gjak nëpër këmbë dhe me gjinj të fryrë nga qumështi, ku e fusin përsëri në një qeli 1 metër katrorë dhe vetëm me një dritare shumë të vogël.

Ajo ishte dënuar me 15 vjet si kryetare e grupit armiqësor me gjyq ushtarak. Tezja, nipi, e bashkëshorti i saj kryen nga 5 vjet burg secili. Qerimja u dërgua në burgun e Qytetit Stalin, si fillim, pastaj në Kosovë, në Elbasan, në repartin 318, kurse burrin e saj e kishin dërguar për të vuajtur dënimin në Burgun e Burrelit.

 

Më 6 tetor të vitit 1972, me vendim të Kolegjit Ushtarak të Tiranës, ajo u dënua me 15 vjet heqje lirie dhe me konfiskim të pasurisë, nën akuzën për tradhti ndaj atdheut mbetur në përgatitje, agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Qerimja kishte pasur një sjellje të shkëlqyer në burg, shoqërohej me gratë ruse të dënuara.

Qerimja doli nga burgu në vitin 1983 me dekret të veçantë,

 

Qerime Bome ka vdekur në vitin 1992, nga një sëmundje e rëndë, që i kishte ardhur si pasojë e burgut, teksa edhe bashkëshorti i saj, Daut Mustafai, kishte vdekur pesë vite më vonë, më 1997.