Ollga Plumbi (1898-1984)

Ollga Plumbi, e njohur gjithashtu me emrin e saj të shkrimit Shpresa, u lind në fshatin Lupçë të Përmetit, më 1898.

Pasi burri i saj vdiq kur ishte e re, ajo emigroi në Perëndim për të punuar dhe për t’u kujdesur për familjen e saj.

Më vonë ajo u kthye në Shqipëri dhe gjatë viteve 1936-1937 shkroi në botimin “Bota e Re”, së bashku me shkrimtarë të tjerë progresivë, si Migjeni dhe Selim Shpuza.

Pas kthimit në atdhe, ajo u bë pjesë e lëvizjes antifashiste, duke u zgjedhur dhe kryetare e Këshillit të Gruas Antifashiste të Tiranës.

Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, ajo u zgjodh deputete në legjislacionin e parë të Kuvendit Popullor. Por më vonë, ajo u shkarkua nga detyra, duke u mënjanuar nga ajo forcë politike ku kishte besuar.

Ollga la shumë shkrime përparimtare pas vetes.

Lëvizjet feministe dhe pse nuk janë pranuar që kanë ndodhur në vend, kanë qenë aq të pranishme në shkrimet e saj.

Një artikull i Ollgës mbante titullin: Feminizmi dhe shoqëria” dhe atë kohë ajo shkruante: “Nuk do të jemi të denjë të qytetërimit dhe përparimit, por të vazhdojmë të admirojmë tipet e asaj familjeje, ku ekziston Zot dhe skllave, me burrin që ka të drejtë në jetë dhe në zhvillim me gruan që është e destinuar të kufizojë aktivitetin e saj vetëm në kuzhinë”.

Ajo vazhdoi më tej duke shkruar se: “Familja që mbahet me të tilla lidhje është shumë larg nga qëllimi njerëzor për të cilin ajo është krijuar”.

Janë mjaft shkrime të Ollgës në revistën “Gruaja shqiptare”, nën pseudonimin “Zita”.

Ollga Plumbi vdiq në vitin 1984, në moshën 86 vjeçare.