Gjashtë sportiste do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane

Lojërat Evropiane, që këtë vit do të mbahen në Minsk të Bjellorusisë, do të presin shtatë sportiste kosovare nga gjashtë gjithsej, të cilat do të garojnë në sportet, xhudo, boks dhe shigjetari.

 

Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga:

Majlinda Kelmendi

Nora Gjakova

Distria Krasniqi

Loriana Kuka

Boks:

Donjeta Sadiku

 

Shigjetari:

Ardita Zejnullahu.

Ekipi kosovar do të përbëhet edhe nga gjashtë sportistë: Akil Gjakova në xhudo, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami dhe Ardit Delijaj në boks, Alvin Karaqi në karate dhe Fatih Karabaxhaku në pinpong.

Lojërat Evropiane do të zhvillohen nga 21 deri më 30 qershor 2019, me 199 medalje në 15 sporte dhe 21 disiplina të ndryshme.

Kosova ishte anëtari më i ri i Komiteteve  Olimpike Evropiane kur mori pjesë në Baku 2015, pasi u konfirmua si anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në nëntor të vitit 2014.