Ibe Palikuqi (1927-1944)

Ibe Palikuqi u lind më 1927, në qytetin e Dibrës. Ajo filloi aktivitetin e saj në luftën për liri qysh në moshën 15 vjeçare.

Që nga 1942, shtëpia e saj u bë bazë shokësh ilegalë dhe ajo vetë ishte propagandiste trime e ideve të luftës çlirimtare.

U arrestua së bashku me nënën dhe u burgos në vitin 1943.

Pasi doli nga burgu vijoi veprimtarinë revolucionare.

U rreshtua në batalionin partizan të Dibrës dhe me organizimin e Brigadës XVIII S (1944) u caktua zëvendëskomisare kompanie. Në të gjitha luftimet u shqua për guxim e trimëri të rrallë.

Ra heroikisht në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe tradhtarëve për çlirimin e Kërçovës në Maqdoni, më 23 shtator të vitit 1944.

Në ditë e sotme, për të nderuar kontributin dhe heroizmin e saj, Ibe Palikuqit i janë ngritur buste në qytetin e Dibrës dhe Kërçovës, emrin e saj e kanë marrë shkolla, rrugë dhe ansamble.