Majlinda Kelmendi fiton medaljen e artë në Grand Slam-in e Abu Dhab-it

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Grand Slam-in e Xhudos, që po mbahet në Abu Dhab-i të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kampionja jonë olimpike (-52 kg) mposhti me ipoon italianen Odette Giuffrida, pas një luftë të ashpër që zgjati rreth 10 minuta. Italianen e kishte mundur edhe në finalen e Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në përgjithësi, Majlinda fitoi pesë luftëra, të cilat i sjellin edhe 1 mijë pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.