Atletet kosovare fitojnë medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik në Kros

Atletet që e përfaqësuan Kosovën në Kampionatin Ballkanik në Kros, Gresa Bakraçi, Arbnore Berisha, Donika Bujupaj, Natyra Shala, kanë marrë medaljen e bronztë, pasi janë renditur të tretat në këtë garë.

Gara u mbajt në Berane të Malit të Zi, në disiplinën 8km seniore.