Blerta Zeqiri dekorohet me titullin “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë” nga Franca

Regjisorja e mirënjohur kosovare, Blerta Zeqiri është dekoruar me çmimin “Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë”, që iu nda nga ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel. /shkruan AlbFem

Kjo është njëra nga dekoratat më të larta që e ndanë Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për rrezatimin dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.

Blerta Zeqiri është regjisore e njohur në Kosovë, e cila ka shënuar një sukses të madh me filma të metrazhit të shkurtër, sikurse “Kthimi”, por edhe filmin debutues të metrazhit të gjatë “Martesa”./ AlbFem