Aulonë Memeti, aktivistja që u bë zëri i Kosovës në Regional Youth Forum

Aulonë Memeti është aktivistja kosovare që po e përfaqëson Kosovën nëkonferencën “ Regional Youth Forum”, që po mbahet në Novi Sad të Serbisë./ transmeton AlbFem.

 

Duke qenë në panel kryesor presidentin serb, Aleksander Vuçiç, presidentin e Sllovenisë, Barut Pahor dhe Stevo Pendoravski, president i Maqedonisë së Veriut, mungesa e përkthimit në gjuhën shqipe shkaktoi revoltë tek aktivistja Memeti, e cila në shenjë protestë për shkak të mungesës së përkthimit simulant në gjuhën shqipe, hapi fjalën duke iu drejtuar të pranishme në shqip.

 

Ajo foli për rëndësinë e ndryshimit të narratives, pranimin e së vërtetës dhe kërkimfaljen, si kusht themelor për të vazhduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.

 

“Përshëndetje të gjithëve, veçanërisht pjesëmarrësve shqipfolës. Teksa po hyja në sallë për të filluar diskutimin në këtë panel, u njoftova që nuk ka përkthim në gjuhën shqipe dhe mu kërkua që (vetëm unë) të flas anglisht dhe jo shqip. Meqë e konsideroj të rëndësishme që politikanët prezentë të dëgjojnë çfarë kam/kemi për të thënë, nga ky moment do të vazhdoj diskutimin në anglisht.

 

Ne ende jetojmë në narrativen e para 30 viteve. Për ta ndryshuar narrativen, duhet ta ndryshojmë tregimin, e tregimi ndryshohet atëherë kur ndërmerret diçka për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Andaj, duhet të pyesim veten: a kemi bërë diçka për ta ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve”, tha ndër tjerash Memeti.

 

Ky forum vjetor bashkon rreth 200 liderë të rinj, dhe orientohet drejt veprimit dhe shoqërisë aktive nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, të cilët do të angazhohen në diskutime me politikbërësit aktualë dhe drejtuesit rajonalë për tema dhe sfida të dukshme.

Kjo konferencë organizohet nga Lëvizja Evropiane në Serbi – dega lokale Novi Sad dhe Fondi i Beogradit për Përsosmëri Politike.