Kosovare Asllani, në mesin e 20 futbollisteve më të mira në botë

Futbollistja shqiptare, Kosovare Asllani, ishte në mesin e 20 lojtareve të nominuara për ta fituar Topin e Artë në vitin 2019, ku edhe u renditë e 16-ta.

 

Asllani pati një vit të jashtëzakonshëm, pasi luajti rol kyç në kualifikimin e Suedisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të femrave.

 

30-vjeçarja luan për ekipin spanjoll nga Primera Division, CD Tacon, që nga viti 2020 do të operojë si ekipi i femrave të Real Madridit, ndërsa ajo u bë galaktikja e parë.

 

Fituese e Topit të Artë për vitin 2019 u shpall futbollistja e Reign FC, Megan Rapinoe.