Juristja dhe pedagogia shqiptare ndër më të suksesshmet në Universitetin e Oksfordit

Shqiptarja e quajtur, Rudina Jasini, juriste dhe pedagoge në Universitetin e Oksfordit, është ndër më të suksesshmet jashtë vendit. Ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj profesional dhe personal, transmeton AlbFem

Fillimisht, e zhvendosur nga Shqipëria drejt SHBA-ve në moshën 18 vjeçare, ajo pati përfunduar studimet e larta, për të vijuar më pas në universitetin e Oksfordit.

Rudina vazhdoi studimet master për drejtësi penale dhe kriminologji si dhe doktoraturën në fushën e drejtësisë ndërkombëtare penale pranë Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe. Gjithashtu ajo ka zhvilluar studime kërkimore-shkencore në Universitetin e Harvardit në SHBA, shkruan kultplus.

Sot, Rudina mban leksione nëpër metropole të botës, po ashtu është e pranishme në mediat më prestigjioze botërore, përcjell AlbFem