Fortesa Orana, karateistja që synon pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”

Lojërat Olimpike janë ngjarja më i rëndësishme sportiv në botë. Aty ku çdo sportist garon për një medalje, e që është kurorëzimi i një pune 4-vjeçare.

Vitin e ardhshëm këto lojëra pritet të organizohen në Tokyo. Aty ku edhe shumë sportistë nga Kosova synojnë të jenë të pranishëm dhe të luftojnë për medalje.

Një ndër sportistet që është duke synuar të marrë pjesë në këto lojëra, është edhe karateistja Fortesa Orana, e cila është duke punuar me përkushtim të madh që të arrijë normën dhe të përfaqësojë sportin e karates në këtë ngjarje.

Orana duke përmbledhur vitin që sapo lamë pas, ka folur rreth sukseseve të arritura, si dhe për arritjen e normës olimpike.

Ajo vitin 2019, e cilësoi si një vit të suksesshëm për të dhe për sportin e karatesë, kështu duke veçuar disa gara në të cilat ka marrë pjesë duke arritur rezultate të favorshme.

Orana si dhe sportistët tjerë hasin në shumë probleme, e më së shumti në aspektin financiar duke mos arritur të marrin pjesë në shumë gara ndërkombëtare, pikërisht për shkak të këtij problemi.