Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare këngëtarja e madhe, Nexhmije Pagarusha

Ka ndërruar jetë legjenda e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e kanë dhënë familjarët e saj, duke njoftuar se ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare këngëtarja jonë e mirënjohur.

Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka publikuar një fotografi zie në profilin e saj në Facebook.

“Zemër ike e qetë ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarushe”, ka shkruar një familjare e saj”.