Alpinistja Mrika Nikçi bëhet vajza më e re në botë që ngjitet në majat më të larta në shtatë kontinente

Alpinistja 17 vjeçare nga Peja, Mrika Nikçi, ka shënuar edhe një sukses të madh – është bërë vajza më e re në botë që ka arritur të kalojë sfidën në alpinizëm të njohur si “Seven Summits”.

“Europeans Making a Difference”, ka publikuar një video të Mrikës e cila thotë se nëse dëshironi vërtet diçka, mund të lëvizni edhe malet.

Mrika vazhdimit udhëton me babanë e saj, Arianit Nikçin.

Në vitin e kaluar dy alpinistët kishin përfunduar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe me shumë sukses ekspeditën ‘Everest 2019’ duke u ngjitur në majën më të lartë në botë.