Tri vajza shqiptare, storie suksesi në Amerikë

Tri vajza shqiptaro-amerikane në Michigan, të quajtura Sava Lelcaj-Farah, Gjina Lucaj dhe Emina Cunmulaj kanë qenë të ftuara në Universitetin e Michigan-it për një bashkëbisedim me temën: “Gratë shqiptare me potencialin për të ndryshur të ardhmen”.

Temat u që u trajtuan në këtë takim ishin kryesisht për rolin e gruas shqiptare në shoqëri, pozitën e saj në punë dhe dominimin e tyre në biznes.

Emina Cunmulaj është një model dhe shembull i mirë, me një karrierë si modele dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Harvardit. Së fundmi, në galerinë e fotove të postuara nga Emina, kuptohet se në Javën e Gruas ajo ka qenë e ftuar në Harvard për të folur si modele dhe filantropiste. Dhe jo vetëm kaq, sepse të dielën ajo do të flasë për gruan dhe të drejtat e saj, shkruan albinfo.ch.

“Mezi pres të hap dyert e diskutimit që janë mbyllur për dekada në lidhje me Gratë Shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut në komunitetin tonë”, është shprehur Emina.