Vdes ikona shqiptare e aktrimit, Leze Qena

Ikona e aktrimit shqiptar, Leze Qena ka ndërruar jetë në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm.

Ajo ishte pjesë marrëse në shumë filma, seriale vendore dhe përtej saj.

Së fundi ishte pjesë e serialit Cka ka shpija”. Ajo ndërroi jetë vetëm pak minuta më parë në Mjekimin intenziv – QKUK.

Leze Qena lindi më 2 Mars 1937, në Prizren. Vjen nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për më shumë se 55 vjet ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.