Nora Arvena, një tjetër yll në ngritje nga Kosova

Nora Arvena Daci është 15-vjeçarja me prejardhje nga Kosova, e cila po merr piesë në Voice Kids në Gjermani.

Ajo garën e nisi me këngën “I’d rather go blind” të Etta James, e ndjeshmëria që përçoi me zërin e saj bëri që të ktheheshin të gjithë anëtarët e jurisë.

Nora merret me muzikë tash e gati 10 vite, teksa është fanse e madhe e muzikës së viteve të ‘70-ta dhe ‘80-ta, nga edhe ngjan stili i saj.

Me zërin dhe punën e saj të palodhshme, Nora synon majat e muzikës ndërkombëtare.