Vdes kompozitorja dhe gazetarja e njohur, Violeta Rexhepagiqi

Sot ka ndërruar kompozitorja dhe gazetarja e njohur nga Kosova, Violeta Rexhepagiqi.

Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”.

Violeta me vite ka punuar në RTP, pastaj në RTK, ndërsa gjatë viteve të 90′ ishte korrespodente në TV Sky News.

Violeta Rexhepagiqi (u lind në Prishtinë, më 16 shkurt të vitit 1975), ishte kompozitore dhe gazetare në lëmin e raportimit.

Mësimet e para të përgjithshme i ndoqi në shkollën e qyetit “Faik Konica”. Pas suksesit me këngë dhe si spikere për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë”, filloi të ndiqte mësimet edhe në shkollën e ulët të muzikës. Si rrjedhojë e angazhimit të saj pasojnë edhe mirënjohjet në festivalin e fëmijve,”Akordet e Kosovës. Njëkohësisht, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luajti zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë. Në ndërkohë, Violeta nga adhuruesit e vegjël adhurohet dhe shikohet si shembull i rebelimit artistik.

Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saj në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien”, rreth viteve të ’80-ta. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Që më parë, Violeta ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe. Gjatë kësaj kohe ajo pregatiti programin artistik me të cilin mori pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav. Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar derisa pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS”, etj. Gjatë udhëtimeve të saj, ajo pësoi një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mëse dy vite e gjysmë nuk mund të lëviziste gjymtyrët e trupit. Nga viti 1995, në bashkëpunim me produksionin muzikor “Labia”, bëri incizimin e një disku. Gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e lëndimeve të saj nuk ishte në gjendje të raportonte në mënyrë aktive, edhe pse kohën e luftës e kaloi në Prishtinë. Në ndërkohë (2010), Violeta punoi në Radio Televizionin Publik të Kosovës (RTK), shkruante tekste këngësh dhe kompozonte për këngëtarë të vijës së saj artistike. Gjatë punës së saj në RTK, kishte përgatitur disa emisione dokumentare, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj.