Era Syla fiton Medalje të Bronztë në Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020

Era Syla është nxënësja nga Kosova e cila me sukses e përfundoi Olimpiadën Matematike Evropiane për Vajza, “EGMO 2020”. Ekipi i Kosovës përmes Erës në këtë olimpiadë prestigjioze fitoi një Medalje të Bronztë.
EGMO është gara më e rëndësishme evropiane e matematikës për vajza, në të cilën marrin pjesë pothuajse të gjitha vendet e evropës dhe shumica e vendeve jashtë Evropës marrin pjesë në cilësinë e mysafirëve, të përfaqësuara nga nxënëset më të mira të matematikës. Ky është viti i parë që Kosova merr pjesë në këtë olimpiadë prestigjioze.

Ndërkohë, ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka shpërblyer nxënësen nga Gjilani për suksesin e saj.

“Sot në cilësinë e ministres në detyrë, kam marrë vendim që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të shpërblej nxënësen Era Syla, pjesëmarrëse në garën evropiane të matematikës “Olimpiada Matematike Evropiane për Vajza – EGMO 2020” me rastin e shpalljes fituese me Medalje të Bronztë në këtë garë”, ka shkruar Bajrami.

@AlbFem. Të gjitha të drejtat e rezervuara