Hava Shala e Myrvete Dreshaj, nismëtaret e Aksionit për Pajtimin e Gjaqeve

Më 2 shkurt të këtij viti janë bërë tri dekada prej kur nisi Aksioni për Pajtimin e Gjaqeve, duke qenë se të gjithë e dinin se po përgatitej terreni për luftë çlirimtare.
Dy nga pesë nismëtarët e këtij aksioni mbarëpopullor ishin edhe Myrvete Dreshaj – Baliu dhe Hava Shala – Gërguri.
“Ka pasur shumë angazhim deri të thënia “Ju qoftë falë gjaku. Nuk e kanë idenë njerëzit që nuk e kanë provuar.
Është dashur të hysh në odën e burrave, është dashur të flasësh me më të vjetrin, është dashur të flasësh me të gjithë burrat, është dashur të flasësh me gruan, nënën dhe fëmijët e të vrarit”, rrëfeu Hava në TEDx Prishtina.
Më 2 shkurt u bënë 30 vjet të Lëvizjes së Pajtimit tëGjaqeve në Kosovë 1990-1991.
Udhëheqës i këtij aksioni ishte shkrimtari dhe profesori Anton Çeta./AlbFem
@AlbFem. Të gjitha të drejtat e rezervuara