Elinda Muriqi, 16 vjeçarja që la Amerikën për t’ju bashkuar UÇK-së

Elinda Ramiz Muriqi ishte vetëm 16 vjeçare kur e ka Nju Jorkun për të luftuar për Kosovën gjatë luftës.

Nga Peja, Elinda shkoi në Amerikë në vitin 1996. Babai i saj, Ramizi, e shiti kafeterinë në Amerikë dhe u kthye në Kosovë për tu bashkuar më UÇK-në. Pak më vonë, Elinda iu bashkua.

Elinda nuk arriti ta përfundonte vitin e parë në Christopher Columbus High School – Shkolla e Mesme në Bronks.

Ajo së pari arriti në Shqipëri, në trajnim 15 ditor, duke qenë e vetmja vajzë në Batalionin e Atlantikut. Pas luftës, ajo ishte edhe truproje e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo sot jeton mes Amerikës dhe Kosovës, dhe vepra e saj duhet përkujtuar sidomos kur përkujtojmë edhe përvjetorët e masakrave dhe krimeve që Serbia i bëri në Kosovë.