Ylfete Fanaj do të zgjidhet kryetare e Këshillit Kantonal në Lucern të Zvicrës

Më 23 qershor, politikanja me prejardhje shqiptare, Ylfete Fanaj do të zgjidhet kryetare e Këshillit Kantonal të Lucernit, në Zvicër.

Si punëtore sociale, ajo do ta udhëheqë projektin rinot, “LIFT”, në Bern./ raporton AlbFem

Kjo gj u bë e ditur nga vetë Fanaj, e cila u shpreh shumë e lumtur dhe e nderuar për pergjegjësinë që do t’i jepet.

“Mezi po pres që të filloj këtë detyrë me përgjegjësi dhe të takojë njerëz dhe organizata të ndryshme”, tha ajo.

Zgjedhja dhe ceremonia për kryetaren  ere të Këshillit Kantonal që ishte planifikuar të mbahej nuk mund të mbahet për shkak të rrethanave aktuale, por mund ta ndiqni live, më 23 qershor, në on www.lu.ch.

Ne vitin 2011, Ylfete Fanaj ishte zgjedhur për  parlamentin kantonal për Partinë Socialdemokrate. Ndërkohë, vitin e kaluar ishte zgjedhur nënkryetare e Parlamentit Kantonal të Lucernit.

Ajo angazhohet për barazi gjinore, mundësi të barabarta dhe të drejtat e njeriut brenda dhe jashtë parlamentit. Ajo është bashkëthemeluese e shoqatës “LISA”, e cila i mbron të drejtat e punonjësve të seksit, është aktiv në komitetin e grave «Frauen*streik Luzern», si dhe ka themeluar shoqatën «1970– 2020: 50 Jahre Frauenstimmrecht Kanton Luzern»./ AlbFem