Ermina Lekaj Prljaskaj fiton mandatin e tretë si deputete e Parlamentit të Kroacisë

Ermina Lekaj Prljaskaj, politikane nga Kosova, ka fituar mandatin e saj të tretë rresht si deputete e Parlamentit të Kroacisë, duke përfaqësuar atje komunitetin pakicë shqiptar njofton AlbFem.

Ajo është deputete prej vitit 2016.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një statusi në Facebook.

“Të nderuar bashkatdhetarë,

Sot votuesi shqiptarë në Kroaci, tregoi vetëdije të plotë politike me dalje ne zgjedhje parlamentare, duke treguar shembëlltyrë dhe nivel civilizues.
Së pari dua të falemnderohem votuesve shqiptarë që votuan për mua, por njëkohsisht edhe të gjithë atyre që dualën ne votime dhe votuan per kundërkandidatët e mij si edhe të gjithë atyre që kësaj here nuk dolën në votime, me shpresë që në të ardhmën do të shfrytëzojnë të drejtën e vet që u takon.
Dera ime si deputete ne parlamentin kroatë do të jenë e hapur për të gjithë ju, mbase qënia ime aty është dhe do të jenë per të artikuluar interesat tona të përbashkëta.
Të gjithë neve së bashku na priftë e mbara!”./ AlbFem