Eleni Qirici

Eleni Qirici lindi më 25 janar të vitit 1925 në Australi, është aktore, kërcimtare dhe akrobate shqiptare.

Eleni Qirici ishte aktore, kërcimtare dhe akrobate. Është e para shqiptare që hyri në botën filmike të Holivudit që në vitin 1940. Artistja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Qirici, punoi fillimisht në teatrin italian “Bertoldissimo” dhe bëri një turne të suksesshëm nëpër Itali. Ajo ishte protagonistja kryesore, të cilën shtypi i kohës e cilësoi “La piccola grande Dea” (E madhja hyjneshë e vogël).

U shqua për suksesin që pati gjatë xhirimeve të shoqërisë amerikane “Metro Goldwin Mayer”, të Hollivudit. Janë një mori filmash ku ajo interpretoi në Hollivud. Por Eleni do të tërhiqej nga karriera pas njohjes me bashkëshortin e saj të ardhshëm, i cili ishte pjesë e familjes Ford. Një foto e tregon atë në një moshë më të vogël, duke dhënë koncert në Bashkinë e qytetit të Korçës. Kishte ardhur në qytetin e lindjes së babait bashkë me të, për festa.

Qirici interpretoi në skenën e kinema “Majestik”, së bashku me grupin e xhaxhait, i cili falë saj, rroku një sukses të madh, që bëri të kapërcente kufijtë e Korçës. Kur ishte vetëm 13 vjeç, Elena pushtoi e vetme skenat e vendit. Koncertin e parë së bashku me prindërit e saj, instrumentistë, Elena e dha në kinema “Majestik” në Korçë. Ishte një koordinim i interpretimit të dy prindërve instrumentistë dhe vajzës së tyre që herë këndonte, herë kërcente dhe herë interpretonte si akrobate.

Me punën e talentin e saj, Qiriqi u ra në sy edhe mnenaxherëve amerikanë të kohës. Një përfaqësues i kinematografisë amerikane të Hollivudit, “Metro – Golduin – Mayer”, i ofroi të bëhej pjesë e projektit të tij.
Qirici interpretoi disa role në të cilat këndonte, kërcente dhe interpretonte në mënyrë të shkëlqyer.

Shkëlqimi i artistes së re shqiptare nuk kishte si të mos tërhiqte vëmendjen e elitës amerikane. Koncertet e saj dhe më pas edhe filmat ku ajo interpretonte ndiqeshin dhe vlerësoheshin prej shtresave të pasura të Amerikës.

Edhe pse tashmë jeta e saj artistike dukej e lidhur përfundimisht me Hollivudin, Elena Qirici jo vetëm nuk e harroi, por edhe nuk i shkëputi kurrë lidhjet me Europën. Kështu më 1942, ajo shkel sërish në kontinentin e vjetër, aty ku së pari fama e saj kishte njohur arritje kulmore dhe xhiron filmin “Woman of the day” (Gruaja e ditës), ku interpreton një nga rolet kryesorë përkrah aktores së famshme amerikane, Ketrin Hepbërn.