Antoneta Kastrati me filmin “Zana” e dërgon Kosovën në Festivalin e Kinës

Në Shangai të Kinës është hapur festivali i 23-të dedikuar filmit. Në këtë ngjarje, që do të mbahet deri më 7 gusht, do të prezantohen një vrag filmash, në mesin e tyre edhe filmi kosovar “Zana”, në regji të Antoneta Kastratit.

Filmi “Zana” është dramë tonditëse dhe emocionuse që vë në fokus personazhin e një gruaje të re kosovare, që përpiqet të bëhet nënë, perderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Ky film ka korrur sukses jashtëzakonisht të madh nëpër festivale ndërkombëtare të filmit, duke fituar disa çmime.

Në rolet kryesore luajnë: Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.