Handan Hoxha (1927-)

Handan Hoxha njihet si tenistja e parë shqiptare. Ajo rrjedh nga një familje e kamur nga Gjirokastra.

Me një raketë të sajuar vetë dhe me një top, ajo luante pa pushim vetëm në oborrin e shtëpisë së vjetër, një vilë tipike borgjeze e viteve ‘30, në zonën pas televizionit shqiptar, në kryeqytet.

Handan Hoxha ka qenë vetëm 15 vjeçe kur i ati, një burrë i shkolluar, njohës i katër gjuhëve të huaja, nëpunës në bankën tregtare, njeri shumë modern për kohën, e regjistron Handanin në fushën e parë të tenisit që u hap në vitin 1942. Ajo filloi te trajnohej me Sali Nallbani, një i ri tiranas, i cili ishte kthyer nga Italia dhe kishte ndërtuar vetë një fushë tenisi në zonën e Shallvareve.

Të gjithë ata që shkonin për të luajtur tenis ishin një grup djemsh të shkolluar në shkollat më të mira të Evropës. Midis tyre ishte edhe Handani, tenistja e parë shqiptare.

Përpos që ishte ishte e para vajzë që mori mësime tenisi, ajo arriti madje të dalë edhe kampione në kampionatin e parë të zhvilluar në ato vite. Pas Handanit u regjistruan edhe vajza të tjera, si Safete Beshiri, Lule Bishqemi e Vjollca Greblleshi. Kjo bëri që ndeshjet e tenisit të ndiqeshin jo vetëm nga burrat, por edhe nga gratë, pasi kështu u thyen shumë akuj.

Çifligjet e trashëguara nga i gjyshi e patën kohën e artë për shumë pak kohë, pasi asaj dhe dy motrave të tjera, Suzanës dhe Nerminit, komunizmi do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje.

Handani ishte internuar nga regjimi bashkë me familjen e saj në Savër të Lushnjës, ku qëndruan për 30 vite e gjysmë.

Sali Nallbani u gëzua aq shumë që ekipit të tij iu shtua një vajzë, saqë nuk më mori asnjëherë para dhe unë luaja të paktën dy orë në ditë pa paguar asgjë. Të gjithë ata që merreshin me tenis në atë kohë ishin djem dhe burra, që kishin ardhur nga jashtë shtetit. Ishin të shkolluar në shkollat më të mira të Evropës. Ishin, si të thuash, pjesë e elitës së shoqërisë shqiptare!”, kishte treguar në një intervistë Handan Hoxha.