Filmi i regjisores Kaltrina Krasniqi fiton çmimin “Post Republic”, në Sarajevë

Filmi i gjatë artistik ‘Vera Andrron Detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit, me skenar të Doruntina Bashës, i cili është në fazën e postproduksionit, dhe që që ishte pjesë e programit ‘Work in Progress’ në kuadër të festivalit fitoi çmimin kryesor në këtë kategori.

Filmi ka për personazh kryesor një 64-vjeçare përkthyese e gjuhës së shenjave, që jeton në Kosovë. Ajo e sfidon burrin e saj patriarkal me qëllim që të mbrojë vajzën e saj të cilën ai e ka mohuar.

Filmi “Vera Andrron Detin” me producent Shkumbin Istrefin, është bashkëprodhim i Puntoria Kreative Isstra (Kosovë), Dream Factory (Maqedoni e Veriut) dhe Papadhimitri Production (Shqipëri), dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike Kosovës, Agjensioni i Filmit i Maqedonisë Veriore dhe Qendra Kombëtare e Kinemaografisë në Shqipëri.