Drita Bakija – Gunga

Drita Bakija – Gunga u lind më 31 dhjetor të vitit 1943, në Gjakovë.

Ajo është gruaja e parë nga Kosova që mori titullin “Doktore e historisë”.

Në vitin 1950 përfundoi shkollën fillore në qytetin e saj të lindjes.

Në periudhën 1963-1975 punoi si mësimëdhënse në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, në Gjakovë dhe në Shkollën Fillore, “Elena Gjika”, në Prishtinë.

Më 1973, ajo kishte mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik, dega  e Historisë, në Prishtinë. Ndërkaq, katër vite më pas magjistroi me temën: “Lëvizja e grave në Kosovë në mes dy luftërave botërore”, në Prishtinë.

Bakija – Gunga mbaroi studimet e Doktoratës në vitin 1982, me temën “Gratë e Kosovës në periudhën e ndërtimit socialist 1945-1978”, duke u bërë kështu gruaja e parë nga Kosova me titullin “doktor shkence e historisë”.

Gratë e Kosovës ishin fokusi i hulumtimeve e studimeve të saj profesionale, duke dhënë kontribut veçanërisht për hedhje në dritë të rolit dhe aktivitetit të grave të Kosovës para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Drita Bakija Gunga ishte e angazhuar në politikë-bërjen e shqiptarëve të Kosovës në vitet 90-të. Ndër angazhimet e të  ndjerës numërohet edhe zgjedhja e saj në kryesinë e parë të Shoqatës së Gruas në mars 1990, e cila më pas u transformua në Forumin e Gruas së LDK-së. Pos veprimtarisë shkencore, historiania Bakija Gunga, çmohet edhe për performancat e saj në Teatrin e Gjakovës, si ndër të parat aktore gra që shkelën mbi skenën teatrore.

Botimet dhe hulumtimet e saj shkencore përgjatë viteve:

  • “Lëvizja e grave në Kosovë në mes dy luftërave botërore”, 1977
  • “Gratё e Mitrovicёs dhe rrethinёs nё Lёvizjen punëtore mes dy luftërave, Mitrovica dhe rrethina”, 1979;
  • Lidhja e Prizrenit dhe gruaja shqiptare, Konferenca Kombёtare pёr Lidhjen Shqiptare tё Prizrenit”, Tiranё 1979;
  • PKJ dhe puna me gratё e Kosovёs mes dy lutёrave botёrore”, “Pёrparimi”, nr.2, 1979;
  • “Gratë e Kosovës në periudhën e ndërtimit socialist 1945-1978”, në Prishtinë;
  • “Gjendja dhe pozita e grave nё Kosovё nё Mbretёrinё e Jugosllavisё dhe gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore”, “Dituria”, nr. 3-4, 1982;
  • “Disa aspekte tё zhvillimit tё Frontit Antifshist tё grave tё Kosovёs”, “Kosova”, nr. 13-14, 1985;
  • “Gratё e Kosovёs nё periudhёn e ndёrtimit socialist 1945-1978”, Prishtinё, 1986;
  • “Shtypi i grave pёr emancipimin e tyre nё periudhёn e ndёrtimit socialist tё Kosovёs”, “Pёrparimi” nr.3, 1987;
  • “Partia Komuniste e Jugosllavisё – Lidhja Komuniste e Jugosllavisё dhe disa aspekte tё çështjes sё gruas nё Kosovё 1945-1978”, “Kosova”, nr.16, 1987;
  • “Pozita shoqërore e gruas nё Kosovё nga fundi i shek. 19 deri kah fillimi i shek. 20”, “Kosova”, nr.17, 1988;
  • “Arsimimi i femrёs shqiptare dhe mendimi i rilindёsve, 100-vjetori i Shkollёs Shqipe tё Vashave nё Prizren”, Prishtinё 1993;
  • Arsimimi i femrёs ndёr shekuj (pёrmbledhje punimesh nga simpoziumi i mbajtur nё Tetovё – 7 marsi – Dita e shkollёs shqipe”, “Jehona”, Shkup 1993;
  • “Shpёrngulja e shqiptarёve nё Turqi, 1944-1966, Dёbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovёs 1877-1995”, QIK, Prishtinё, 1997;
  • “Portreti historik i Shote Galicёs”, Demokracia, organ i Forumit pёr Iniciativë Demokratike, 1999;
  • “Pas shumë dhembjeve gratё e Kosovёs i rikthehen jetёs”, “Buletini”, nr.1, Prishtinë, 2000;
  • “Arsimimi – traditё e shqiptarёve”, “Buletini” nr.5, Qendra pёr trajnime dhe studime gjinore, 2001
  • “Lëvizje nё ndёrtimin e njё shoqёrie civile kosovare”, “Buletini” nr.6, 2002, Prishtinё;
  • “ONDSH-ja dhe kontributi i grave”, Simposium i mbajtur nё Mitrovicё, 2003.

Doktoresha e historisë, Drita Bakija Gunga, u nda nga jeta në moshën 77 vjeçare, më 26 gusht të vitit 2020. / AlbFem