Aktorja shqiptare, pjesë e jurisë të festivalit ndërkombëtar të filmit, “IFFNY”

Është bërë e ditur se aktorja dhe shkrimtarja shqiptare në SHBA, Erjeta Cufaj, është pjesë e jurisë të festivalit ndërkombëtar të filmit “International Filmmaker Festival of New York 2020” (IFFNY), shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se Erjeta është diplomuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë dhe tashmë realizon altivitetin e saj artistik në New York.

Festivali ndërkombëtar i përvitshëm është projekt i producentes shqiptare në New York, Mrika Krasniqi, e cila është bashkëthemeluese e këtij festivali dhe drejtuese e kompanisë së saj të filmave.

Erjeta tashmë është në mesin e jurisë së IFFNY të vitit 2020.

Juria do të gjykojnë projekte të mrekullueshme nga e gjithë bota:

Erjeta Cufaj – Aktore, shkrimtare

Jacqueline Qafa – Drejtoreshë, shkrimtare, prodhuese

Stefan Michaels – Aktor, humorist, shkrimtar

Stacey Gough – Aktor, prodhues

Damaris Fernandez – Fotografi