Mimika Luca (1937-)

Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si p.sh: Suzana, Luçia, Tjen Ny “Muri i madh”, Dila “Cuca e maleve”, Sonja, Nica “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Laja “Kur hidheshin themelet”, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Tetarin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në ILA, dega Dramë.

Me portretin ku reflektohet një qetësi e lehtë, Mimika Luca do të bëhej menjëherë një personazh i dashur për publikun, që kur u shfaq për herë të parë në ekran, në filmin “Detyrë e posaçme”.

Ishte viti 1963, kur vajza nga Gjirokastra e cila kishte nisur ëndrrën e saj si balerinë duke interpretuar në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit (1951-1962), përzgjidhet nga regjisori Kristaq Dhamo për të interpretuar në këtë film. Filmi ishte bazuar në ngjarje reale të viteve ‘50.

Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Në vitin 1972 ajo interpreton në filmin “Kryengritje në pallat” nën regjinë e Xhanfize Kekos, ndërsa në vitin 1978 në filmin “Kur hidheshin themelet”, me regji nga Vladimir Prifti dhe skenar nga Kolë Jakova.

Portreti i saj si aktore do të mbetej menjëherë në mendjen e shikuesve. Një rol i paharruar është dhe ai i nënës së Margigosë, tek “Përrallë nga e kaluara”, apo e nënës së Etlevës tek “Treni niset në shtatë pa pesë”.

Në rolin e nënës së Gjergjit, ajo do të jetë dhe tek filmi “Të shoh në sy” me regji të Mevlan Shanajt. Duket se rolet e nënave apo të edukatoreve, ishin të prera për karakterin e saj. Më 1984-trën ajo interpreton edukatoren tek filmi “”Taulanti kërkon një motër” . Regjisorja Xhanfizo Keko e dinte që ajo ishte aktorja e vetme që mund ta mishëronte aq lehtë atë figurë.

Një nga filmat e fundit ku Mimika Luca ka intepretuar është tek filmi “Viktimat e Tivarit” një film i vitit 1996 me regji e skenar të Ekrem Kryeziut, në kastën e aktorëve të së cilit ishte dhe bashkëshorti Ndrekë Luca.

Kjo aktore modeste ka një galeri të jashtëzakonshme personazhesh, që i kanë dhënë shumë historisë së kinematografisë shqiptare.

Krahas aktrimit Mimikës i pëlqente edhe të shkruante. Ajo shkroi edhe disa drama, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 ajo kaloi si pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë./ AlbFem