Astronautja Pranvera Hyseni, pjesë e Fushatës Ndërkombëtare për Kërkime të Asteroidëve

Astronautja nga Kosova, Pranvera Hyseni sot ka njoftuar që edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Fushatës Ndërkombëtare për Kërkime të Asteroidëve.

Ajo tregoi se të dhënat sigurohen nga Instituti për Astronomi në Universitetin e Hawaii-t, duke përdorur teleskopin me aparaturë 1.8 metra Pan-STARRS, për të bërë imazhe përgjatë ekliptikës. Që nga fillimi i kësaj kampanje në tetor të vitit 2006, pjesëmarrësit kanë bërë mbi 1,500 zbulime të asteroideve.

Kujtojmë se NASA ka emëruar një asteroid sipas emrit të Pranverës, ndërkaq ka nderuar klubin tonë, Astronomy Outreach of Kosovo, të cilin e udhëheq Pranvera, duke e vendosur një pllakë në shenjë falenderimi në vendkalimin “SpaceWalk of Honor”, për të nderuar punën dhe mbështetjen që po i bëjnë këta të rinj  programit hapësinor amerikan gjatë viteve të fundit.