Majlinda Kelmendi (1991-)

Majlinda Kelmendi u lind më 9 maj 1991, është një xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.

E lindur në Pejë, në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudos në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të rinj në Maroko dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Xhudos 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror në xhudo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. Fitorja e 22 vjeçares, e cila ishte kosovarja e parë lojtare e xhudos që fiton një medalje në një kampionat që prej Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si “numri një” në kategorinë e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. [nevojitet citimi] Kelmendi ruajti titullin botërë në 2014-ën. Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arriti ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në shkurt të 2016-ës, ajo fitoi medaljen e artë në Grand Slam Paris, duke e bërë këtë titulin e tretë radhazi pasi kishte fituar në 2014-ën dhe 2015-ën. Dy muaj më vonë, ajo fitoi një medalje të artë në Kampjonatin Europian të Judo në Kazan, Rusi. Në Lojërat Olimpike 2016 ajo u bë atletja e parë Kosovare që fitoi një medalje të artë, ose edhe thjesht një medalje, për Kosovën në Lojërat Olimpike.

Lojërat Olimpike

  • Medalja e Artë, Lojërat Olimpike Rio de Janeiro Brazil 2016

Kampionati botëror

  • World Championships Tokyo 2019 (III-ta)
  • World Championships Budapest 2017 (V-ta)
  • World Championships Chelyabinsk 2014
  • World Championships Rio de Janeiro 2013

Lojërat Evropiane

  • European Games Minsk 2019

Kampionati Evropian

  • European Championships Warsaw 2017
  • European Championships Kazan 2016
  • European Championships Montpellier 2014
  • European Championships Budapest 2013 (III-ta)

Grand Prix

  • Grand Prix Budapest 2014, 2016
  • Grand Prix Samsun 2013, 2014
  • Grand Prix Dusseldorf 2013, 2019
  • Grand Prix Abu Dhabi 2012
  • Grand Prix Tel Aviv 2019
  • Grand Prix Tashkent 2018

Grand Slam

  • Grand Slam Paris 2014, 2015, 2016, 2017
  • Grand Slam Abu Dhabi 2014, 2019

World Cup

  • World Cup Istanbul 2012
  • World Cup Rome 2012

Masters

  • Masters Tyumen 2013