KUSH JEMI NE ?

ALBFEM është projekt përmes të cilit synohet të identifikohet dhe të bëhet i njohur kontributi i grave shqiptare nëpër etapa të ndryshme kohore. Ky projekt është i parë i këtij lloji në Kosovë.

Aktualisht, sado që të gjurmohet në internet, është tej mase e vështirë që të gjenden edhe informacionet më bazike mbi gratë ushtare, ose edhe për ato gra që kanë kontribuuar në emancipimin e gruas shqiptare deri në nivelin në të cilin është sot. Andaj, kemi vendosur që të nisim këtë projekt madhor me rëndësi kulturore e historike për popullin tonë, për të shkruar e rrëfyer historinë tonë, para se ajo të shkruhet, të manipulohet e keqinterpretohet nga të tjerët.

Themelueset dhe iniciatoret e kësaj nisme janë dy vajza të reja, Fatbardhë Kiqina dhe Anisa Rada.