Fabiana Bytyqi (1995-)

Fabiana Bytyqi u lind më më 30 dhjetor 1995. Është boksiere profesioniste me prejardhje kosovare nga të dy prindërit, teksa u lind dhe vepron në shtetin e Çekisë.

Fabiana mban titullin WBC në kategorinë e femrave që nga viti 2018. Bytyqi është boksierja e parë që, duke përfaqësuar Republikën e Çekisë, fitoi një titull të madh botëror. Që nga maji i vitit 2020, ajo renditet e gjashta si boksierja aktive më e mirë në botë, sipas BoxRec.

Fabiana Bytyqi filloi të praktikonte karate në moshën katër vjeç. Më vonë, ajo u zhvendos në kikboks, Muay Thai dhe më në fund në boks. Ajo bëri debutimin e saj profesional në 7 mars të vitit 2015, në Hotel Maritim, në Magdeburg, Gjermani, kundër Andrea Jenei nga Hungaria. Bytyqi fitoi luftën me nokaut teknik.

Fabiana fitoi pesë luftimet e saj të radhës dhe më vonë pati shansin të garojë për titullin e peshave minimale në kategorinë e femrave në WBC Youth, kundër Teodora Bacheva. Pas mposhtjes së rivales së saj, Bytyqi u bë kampione e peshave minimale për femra në WBC Youth, në mars të vitit 2015.

Në shtator të vitit 2018, duke përfaqësuar shtetin çek, Fabiana u bë boksierja e parë që fitoi një titull botëror, pasi mposhti britaniken Denise Castle, me vendim unanim të jurisë. Pasi fitoi titullin e saj të parë botëror, ajo bëri mbrojtjen e saj të parë të titullit më 6 prill të vitit 2019, kundër Soledad Vargas, në Ústí nad Labem. Para luftës, Bytyqi kishte një rekord të mosmposhtjes prej 14–0.

Bytyqi arriti të mbrojë kurorën e saj duke barazuar pas 10 raundeve kundër boksieres meksikane. Të dy luftëtarët deklaruan se po presin me padurim një luftë të dytë.

Nofka e Fabianës në boks është ‘grushti engjëllor’.