Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Mostra de Velencia

Sukseset e aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Ajo së fundmi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin ‘Mostra de Venecia’ në Spanjë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja kryesore e Qendra Kinematografisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook.

“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë! fiton çmimin AKTORJA MË E MIRË në festivalin Mostra de Valencia për rolin në filmin ZANA të regjisores Antoneta Kastrati”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të kësaj qendre.