Dua Lipa nominohet për dy çmime në “American Music Awards”

Përmes një postimi në “Instagram”, Dua Lipa ka bërë të ditur se ajo u nominua në dy kategori të ndryshme të shfaqjes muzikore amerikane, “American Music Awards”.

Ajo zbuloi se është nominuar për “Artistja e preferuar femër” dhe “Kënga e preferuar”.

Në postim ajo po ashtu lajmëroi ndjekësit e saj se për këtë herë të tretë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve ka planifikuar diçka shumë speciale.