Saranda Bogujevci (1985-)

Saranda Bogujevci është e lindur më 12 qershor 1985, në Podujevë. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Manchesterit, në Britani. Aktualisht është deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Që nga paslufta, ajo është pjesë e organizatës “Manchester Aid Kosovo”, me të cilën kanë realizuar shumë projekte në komunën e Podujevës duke përfshirë edhe “Parkun e Paqes” në qytet. Ka qenë bashkëartiste e ekspozitës familjare “Bogujevci // Histori Vizuale”, e cila pati sukses të jashtëzakonshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë. Saranda gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes. Ajo së bashku me fëmijët e axhës së saj janë fëmijët e parë në botë që dëshmuan në një gjykatë për krime të luftës.

Më 28 Mars 1999, një njësi e ashtuquajtur “Akrepat”, qëlloi për vdekje 14 shqiptarë në oborrin e shtëpisë së një familjeje – shtatë fëmijë të moshës nga 2 deri në 15 vjeç dhe shtatë gra. Pesë fëmijë i mbijetuan masakrës me plagë të rënda.

Krimi në Podujevë kishte një dëshmitar të papërshtatshëm. Një polic ushtarak serb rastësisht kaloi skenën e masakrës dhe kuptoi se midis trupave të vdekur kishte të mbijetuar. Falë tij, fëmijët u transportuan në një spital aty pranë që ishte ende nën kontrollin e Serbisë.

Kur mbërritën trupat e NATO-s, fëmijët u evakuuan në Manchester, Angli, ku kaluan një kohë të gjatë duke u rikuperuar nga plagët e tyre.

Një nga të mbijetuarit ishte edhe Saranda Bogujevci, e cila ishte goditur nga jo më pak se 16 plumba. Por, Saranda bëri më shumë sesa mbijetoi. Pothuajse menjëherë, ajo iu përkushtua vetes me një energji dhe zell të jashtëzakonshëm për të gjurmuar vrasësit dhe për t’i sjellë para drejtësisë. Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur udhëtoi në Toronto për t’u paraqitur si dëshmitare në gjyqin e Dejan Demirovic, një nga anëtarët e tjerë të njësisë së Cvjetan, i cili kishte emigruar në Kanada në 2001. Ai u ekstradua me një urdhër serb, por u la i lirë pasi ra dakord për të dëshmuar kundër bashkëpunëtorëve të tij.

Në vitin 2003 Saranda Bogujevci është shpërblyer së bashku me familjen me çmimin ndërkombëtar për Kurajo Morale “Anna Frank”, në Britani.